U kap me pistoletë në kufi, Fjolla Morina transportohet me urgjencë në spital. Detajet e para

101

Mediat kosovare raportojnë se këngëtarja Fjolla Morina pas arrestimit ditën e sotme dhe shoqërimit në ambientet e paraburgimit ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore

Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin e Kukësit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Kujtojmë së këngëtarja kosovare u ndalua në pikën kufitare të Morinës, pasi ne çantën që kishte në makinën që drejtonte vetë, iu gjet armë zjarri pistoletë dhe 23 fishekë.

Bashke me te jane ndaluar edhe dy personat qe ishin me te ne makine, nderkohe qe ne bagazh i eshte gjetur nje pistolete në dukje e dyshuar lodër cakmak.