Dyshohet se plagosi me thikë policin e bashkisë, arrestohet 55-vjeçari në Berat

200
Sigal

Një 55-vjeçar me iniciale M.K. në Berat është arrestuar pasi dyshohet se ka plagosur me thikë punonjësin e policisë Bashkiake G.Ç., 36 vjeç.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë ekzekutimit të një vendimi nga punonjësit e Bashkisë Berat, 55-vjeçari i ka kundërshtuar.

Më pas me ndërhyrjen e punonjësit të policisë bashkiake, dyshohet se e ka goditur atë duke i shkaktuar dëmtime.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.K., 55 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë ekzekutimit të një vendimi nga punonjësit e Bashkisë Berat, i ka kundërshtuar dhe më pas ka goditur me mjet prerës duke i shkaktuar dëmtime, punonjësin e policisë bashkiake, shtetasin G.Ç., 36 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.