Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 31-vjeçari në Kuçovë

240
Sigal

Një 31-vjeçar përfundoi në prangat e Policisë së Beratit, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Mësohet se i arrestuari me inicialet P.P. , dyshohet se ngacmoi seksualisht një 15-vjeçar.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi i shtetasit P.P., 31 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 15-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.