Dyshohet se kishte planifikuar sulme terroriste në vendin tonë, SPAK jep pretencën për iranianin

96
Sigal

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 15 vite burg për iranianin Bijan Pooladrag, i cili dyshohet se kishte planifikuar sulme terroriste në vendin tonë. Po për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit dhe SPAK kërkoi 10 vite burg në përfundim.

Polagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara.

Ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe banor i kampit në Manëz për njëfarë kohe.

Polagrad vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe ndërkohë dyshohet se po planifikonte sulm terrorist.

Hetimet

Hetimet për të pandehurin nisën fillimisht në Prokurorinë e Tiranës, referimit nga drejtoria e antiterrorist, që kishte siguruar kallëzimin e një vajze që pretendonte se Poolagrad, me të cilin kishte ndarë të njëjtën banesë për disa kohë, kishte përdorur telefonin e saj celular.

Hetuesit zbuluan se i pandehuri kishte dërguar në adresë të disa personave nga Irani, të shpallur më vonë “nën grata” në vendin tonë, fotografi të kampit të muxhahedinëve në Manzë.