Dyshohet se është mbytur në liqenin e Farkës, një grup polumbarësh në kërkim të 45-vjeçarit pas dëshmive të familjarëve

221
Sigal

Një 45-vjeçar dyshohet se është mbytur në Liqenin e Farkës në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Policia informon se është njoftuar nga familjarët e 45-vjeçarit me iniciale B.H. ku dyshohet se është mbytur në liqen.

Një grup polumbarësh kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kërkojnë trupin e 45-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç. Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.