Temperaturat anormale të të nxehtit dhe të ftohtit, po shkaktojnë 5 milionë vdekje shtesë çdo vit

193
Sigal

Temperaturat ekstreme të të nxehtit dhe të ftohtit, po shkaktojnë më shumë se 5 milionë vdekje të tepërta çdo vit në të gjithë botën. Studimi shqyrtoi “temperaturat jo optimale të ambientit”, duke i’u referuar ekspozimit ndaj temperaturave ekstreme mbi dhe nën një interval të pranuar. Të dhënat mbi vdekshmërinë dhe temperaturat u analizuan përgjatë viteve 2000-2019, me temperaturat globale që kanë ndryshuar mesatarisht me 0.26 gradë Celsius për 1 dekadë.

“Ky është studimi i parë që ofron një pasqyrë globale të nivelit të vdekshmërisë për shkak të kushteve jo optimale të temperaturës midis viteve 2000-2019, periudha më e nxehtë që nga epoka para-industriale”,-thotë epidemiologu i mjedisit Juming Guo nga Universiteti Monash në Australi. Studiuesit përdorën të dhënat bazë të 43 vendeve në 5 kontinente me klimë të ndryshme, kushte socio-ekonomike dhe demografike të ndryshme, dhe nivelet të ndryshme të infrastrukturës dhe shërbimeve të shëndetit publik.

9.43 për qind të vdekjeve globale që i atribuohen temperaturave ekstreme të ulëta dhe të larta. Një studim i mëparshëm që përdorte një grup të dhënash më pak gjithëpërfshirëse,e përcaktoi atë në nivelin 7.71 përqind. Tani për tani, rreth 9 në 10 nga këto vdekje të tepërta janë për shkak të të ftohtit. Por kjo gjëdo të ndryshojë teksa planeti ynë po ngrohet. Ndërkohë ne e dimë se ngrohja globale po shkakton valë të të ftohtit dhe të nxehtit ekstrem.

Azia dhe Afrika mbanin barrën më të rëndë të vdekjeve të lidhura me të ftohtin,respektivisht 2.4 milionë dhe 1.18 milionë vdekje çdo vit. Kur bëhej fjalë për vdekjet e lidhura me të nxehtin, shifrat më të larta vinin nga Azia me 224.000 dhe Evropa me 178.700. Europa ishte kontinenti i vetëm ku vdekjet e lidhura si me të ftohtin ashtu edhe me nxehtin ekstrem, ishin më të larta sesa mesatarja globale. Në përgjithësi, vdekshmëria e lidhur me klimën ra gjatë periudhës së studimit, por tendencat janë shqetësuese.

Vdekjet e lidhura me të ftohtin ranë me 0.51 për qind gjatë viteve 2000-2019, ndërsa ato të shkaktuara nga i nxehti u rritën 0.21 për qind. “Në periudhën afatgjatë ndryshimi i klimës pritet që të rrisë barrën e vdekshmërisë, pasi vdekshmëria e lidhur me të nxehtin do të vazhdojë të rritet”- thotë Guo. Për ta shpjeguar këtë statistikë në një mënyrë tjetër, po flasim për 74 vdekje të tepërta për çdo 100.000 njerëz në të gjithë botën. Në kushtet kur vdekjet që lidhen me temperaturat jo optimale, janë aktualisht një nga 10 shkaqet kryesore të vdekshmërisë në të gjithë botën, ky është tashmë një problem i madh.

Nuk janë vetëm nivelet e vdekshmërisë nga temperaturat në rritje. Ndërsa planeti ynë po ngrohet, ne do të shohim zona të caktuara që të bëhen jo mikpritëse apo të padobishme për rritjen e të korrave, ndërsa edhe kafshët do të gjenden nën një kërcënim të madh. Studimi është botuar në “The Lancet Planetary Health”.

/Science Alert-Bota.al/