Dyshohet se ekzekutoi Mario Metajn/ Policia greke kontroll në banesën e shqiptarit, u gjetën…

260
Sigal

Mediat greke njoftojnë se si pasojë e kontrollit në banesë, policia gjeti dhe konfiskoi një pistoletë e mbushur me pesë fishekë, 37.28 gram kanabis, një peshore elektronike precize, gjashtë telefona celularë dhe 205 euro.

Ndërsa autori i dyshuar është shpallur në kërkim, autoritetet greke kanë arrestuar një nga bashkëpunëtorët e autorit të vrasjes së Mario Metajt.

NOA

Ai është një shtetas shqiptar, i cili sipas dëshmive të siguruara nga autoritetet, nxiti autorin e vrasjes që të qëllojë në grupin e personave ku bënte pjesë edhe viktima.

Gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes policia gjeti dhe konfiskoi dy predha 9 mm, të cilat do të dërgohen në Drejtorinë e Hetimeve Kriminologjike për ekzaminim laboratorik.

27-vjeçari ishte plagosur me pesë plumba, ku një prej tyre e kishte kapur në kokë, në pjesën pranë veshit. Fillimisht ai u deklarua në gjendje kritike dhe mjekët në spitalin ku ishte shtruar e trajtonin klinikisht të vdekur, por fatkeqësisht i riu nuk i mbijetori do tplagëve të marra.