Aldi Fusha : Policia në përgjime me mafien, qytetarët nuk kanë më siguri

535
Sigal

Koordinatori i LSI-së në Farkë, Aldi Fusha ka reaguar për situatën e kriminaliteti në vend, pas disa rasteve të grabitjeve të armatosura që kanë ndodhur ditët e fundit. Fusha shprehet se qeveria që del në përgjimet me mafiozët e Ndagetas nuk mund të sigurojë rendin publik.

“Nga 25 prilli nisim shtrimin e rrugës për më shumë siguri, qetësi dhe kontroll në terren.  Jeta e qytetarit dhe mbrojtja e pronës janë prioritete mbi prioritete për Lëvizjen Socialiste për Integrim”, – shprehet Fusha në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë :

Në kohën që krerët e policisë së Shtetit përfliten mes mafiozëve në përgjimet e Antimafias, situata e sigurisë në vend është bërë gjithnjë e më alarmante.
Grabitjet me armë në mes të kryeqytetit të farmacive dhe institucioneve financiare tregojnë mungesën totale të vëmendjes ndaj jetës së qytetarëve dhe kontrollit të territorit.
Përtej varfërisë ekstreme në periferi të cilën qeveria e Nusretit e ka vështirë ta kuptojë, jeta e pasigurt është një nga arsyet kryesore të shpopullimit të vendit.
Kërkohet një polici shteti në shërbim të qytetarit, jo në shërbim të pushtetit. Respekt për efektivët e thjeshtë që sakrifikojnë çdo ditë, turp për ata drejtues militantë partiakë.
Nga 25 prilli nisim shtrimin e rrugës për më shumë siguri, qetësi dhe kontroll në terren.
Jeta e qytetarit dhe mbrojtja e pronës janë prioritete mbi prioritete për Lëvizjen Socialiste për Integrim”.
#ShqiperiaShtepiaJuaj