Dyshime se ka sasi kokaine ende ta pazbuluar, vijojnë kontrollet në Portin e Durrësit

102
Sigal

Në Portin e Durrësit policia po vijon kontrollet e kontejnerëve me banane të ardhura nga zonat e rrezikut pasi dyshohet se nuk është kapur e gjithë sasia e kokainës.

Burime bëjnë me dije se partnerët kanë dhënë informacion se në kontejnerë ka qenë një sasi me e madhe lënde narkotike.

Gjatë ditës së sotme janë zbrazur nga kontejnerët të gjithë arkat me banane dhe po i nënshtrohen kontrollit fizik të imtësishëm. Kontrollet kanë filluar që mbrëmjen e të dielës nga Byroja Kombëtare e Hetimit.