Dyshime për COVID-19/ Minoritari niset drejt Greqisë për kurim, kthehet nga dogana fqinje

135

Saranda është ndër qytetet që deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronaviurs. Ndërkohë, ditën e sotme një banorë i këtij qyteti ka ndjerë shqetësime dhe pa u drejtuar fare në spitalin e Sarandës, tentoi të ikte në Greqi, sipas tij për t’u trajtuar në spital në Filat.

Pavarësisht tentativës së tij për t’u larguar drejt Greqisë, ai u pengua në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës, ku autoritetet atje i sugjeruan që të drejtohej për në spitalin e Sarandës.

Ndonëse autoritetet në kufi nuk e lejuan kalimin e tij, qytetari këmbënguli, me pretendimin se ishte minoritar grek dhe se pala greke do ta linte pa problem të hynte në Greqi. Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se qytetari është kthyer sërish nga rruga dhe është drejtuar për në spitalin e Sarandës, ku bëri edhe tamponin. Tashmë ai ndodhet në izolim në banesën e tij, ndërkohë që pritet të vijë përgjigja e analizës nga Tirana.