Dy të plagosur nga një shpërthim në Vërdovë të Pogradecit

532
Një shpërthim shkaku i të cilit paraprakisht dyshohet të ketë qenë një granatë e vjetër, ka shkaktuar dy të plagosur, njëri prej tyre në gjëndje të rëndë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:15 minuta në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Policia informon: Duke kryer punimet për tubacionet e ujësjellësit, ka ndodhur një shpërthim, shkaku i të cilit paraprakisht dyshohet të ketë qenë një granatë e vjetër.
Për pasojë kanë marrë dëmtime trupore shtetasit E.G, 22 vjeç (në gjendje të rëndë shëndetësore) dhe shtetasi R.M, 52 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve të cilët kanë qenë duke kryer punime.
Nuk ka shumë detaje rreth ngjarjes ndërsa mësohet se shtetasi R.M ka pasur një defekt në sahat në banesën e tij dhe po punonin së bashku me E.G.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sigal