Dy rrugë në Elbasan peng i tenderimit, banorët:Na premtohet çdo vit por asgjë nuk bëhet

27
Sigal

Përfundimi i disa akseve tē rëndësishme rrugore ne qarkun e Elbasanit si ai Zgosht-Ura e Cerenecit,pjesë e aksit nacional Librazhd-Bulqize apo Qukës -Qafë Plloçe duket se do te jete e pamundur edhe për shume kohë, pasi puna qe ka nisur prej mēse një dekade ende nuk është finalizuar.

Rruga Zgosht-Ura e Çerenecit prej 47 km e filluar para 2013 ka mbetur ende peng i tenderimeve. Sistemimi dhe asfaltimi i rrugës Zgosht-Ura e Çerenecit pjese e aksit nacional Librazhd-Bulqize ka përfunduar vetëm ne një segment prej 9.6 km duke filluar nga qyteti i Librazhdit deri në fshatin Zgosht, pjesa tjetër është thuajse e pakalueshme për shkak se traseja e saj ështe me gropa dhe e rrezikshme nga dherat dhe gurët e rrezuar. Për shkak të terrenit malor rruga ka pësuar dëme te mëdha duke penalizuar edhe turizmin ne parkun kombëtar të Shebenikes.

Rruga Zgosht-Ura e Cerenecit konsiderohet pjesë e një arterie të rëndësishme rrugore nacionale qe lidh Korridorin 8-të me rrugën e Arbri por pavarësisht kësaj, për përfundimin e saj janë bëre vetëm premtime që nuk janë mbajtur.

Një tjetër aks nacional Qukës-Qafë Plloçë me një gjatësi 43,5 km që shkurton ndjeshëm distancën mes Tiranës dhe Juglindjes është rruga që edhe pas më shumë se një dekade duket se nuk do mbarojë edhe për disa vite. Kryeministri, zv.kryeministrat dhe ministrat e Qeverisë Rama e kanë inspektuar me dhjetëra herë dhe kanë premtuar përfundimin e shpejtë té saj, por realiteti tregon të kundërtën. Pas 15 vitesh që nga projektimi i saj specialistët kanë deklaruar se do duhen e pakta edhe dy vite që kjo rrugë të jetë e përfunduar duke iu kushtuar shqiptareve miliona euro.