Dy herë sherr brenda ditës, si nisi konflikti mes dy personave. 38-vjeçari del nga spitali dhe më pas…Detajet

200
Sigal

Një konflikt i përsëritur mes dy personave ka ndodhur sot në Sarandë. Sipas policisë, zanafilla e kësaj ngjarje ka nisur pikërisht mëngjesin e sotëm dhe ka përfunduar në orët e pasdites me arrestimin e një 38-vjeçari.

Në pranga është vënë Erlind Rumani, i cili  me automjetin tip “Citroen” i ka përplasur automjetin tip “Toyota” shtetasit R. B. dhe më pas ka qëlluar me gurë duke i thyer xhamin e automjetit.

Sipas policisë, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 38-vjeçari Rumani është konfliktuar fizikisht, mëngjesin e sotëm, për motive të dobëta me shtetasin R. B. Pas konfliktit, shtetasi Erlind Rumani është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës sepse kishte pësuar dëmtime të lehta.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin:

-E. R., 38 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vetëgjyqësia”, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të shtetasit:

-R. B., 59 vjeç, banues në Sarandë, pasi sot, rreth mesditës, shtetasi E. R., ka parë në afërsi të portit të vjetër, në lagjen nr.4, Sarandë, shtetasin R. B.

38-vjeçari me automjetin tip “Citroën” i ka përplasur automjetin tip “Toyota” shtetasit R. B. dhe më pas ka qëlluar me gurë duke i thyer xhamin e automjetit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi E. R. është konfliktuar fizikisht, mëngjesin e sotëm, për motive të dobëta me shtetasin R. B. Pas konfliktit, shtetasi E. R. është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës sepse kishte pësuar dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.