Dy herë brenda pak ditëve, stuhia përmbyt tokat në Kurbin, rrezikohen shtëpitë

223
Sigal

Mbrëmjen e sotme reshjet e shiut në Fushë Krujë dhe Kurbin janë me intensitet të lartë. Reshjet po sjellin prurje të mëdha nga disa përrenj dhe për pasojë në fshatin Gjorem kanali kryesor kullues ka dalë nga shtrati duke përmbytur një pjesë të tokave bujqësore.

Sipas banorëve të këtij fshati, shtëpitë janë sërish në rrezik të përmbyten. Nëse reshjet do vijojnë me këtë intensitet prurjet do të rrisin nivelin e ujit duke sjellë situatë kritike në disa familje në këtë fashat, të cilat kanë pasur dhe disa ditë më parë probleme nga përmbytjet.