Tjetër aksident, makina përplas një kalimtare në Vlorë, dërgohet rëndë në spital

270
Sigal

Një tjetër aksident ka ndodhur në Shqipëri, kësaj radhe në Vlorë. Një automjet që ka përplasur një kalimtare tek ”Rruga Transballkanike”, afër Gjykatës së Apelit.

Kalimtarja është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në spital teksa ndodhet në sallën e operacionit. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pas përplasjes.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.