Dy gra me koronavirus në Shkodër

458
Sigal

ISHP konfirmoi dy raste të reja me koronavirus në Shkodër sot duke e çuar në 102 numrin total të të prekurve në këtë qytet.

Gazetari Simon Shkreli raporton për Abc News se bëhet fjalë për dy gra, njëra nga Velipoja dhe tjetra nga një lagje brenda qytetit.

E prekura nga Velipoja është bashkëshortja e njërit prej rasteve të konfirmuara një ditë më parë, kurse gruaja tjetër është një e moshuar nga qyteti i Shkodrës, e cila ka patur kontakte me të tjerë të prekur të konfirmuar më parë nga ISHP.