Dy dhoma karantinë në spitalin e Fierit, shpërndahen 22 mijë maska

467
Sigal

Autoritetet shëndetësore kanë marrë masa shtesë në spitalin e Fierit, duke shpërndarë 22 mijë maska dhe është bërë pajisja me sasite e nevojshme te oksigjenit.

Tashmë janë krijuar dhomat për karantinë në mjediset e repartit infektiv, dy dhoma karantinë.

Për personat që vijnë nga zonat e kuqe, merret mostra dhe nëse del pozitiv dërgohen në Tiranë, për analiza.