Durrës, vidhte banesat e dëmtuara nga tërmeti, prangoset 35-vjeçari

326
Sigal

Policia e Durrësit ka arrestuar një 35 vjeçar pasi dyshohet se gjatë muajve të fundit ka kryer disa vjedhje në banesat e dëmtuara nga tërmeti të cilat janë të braktisura nga banorët.

Sipas policisë 35 vjeçari Xh. K. Ka realizuar shtatë vjedhje në banesa kryesisht matësat e energjisë elektrike, matësat e ujit por edhe sende dhe mobilje të tjera brenda shtëpive.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Pallati”, për zbardhjen e vjedhjeve në banesat e dëmtuara nga tërmeti.

Arrestohet një 35-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, si rezultat i një pune të mirorganizuar, në kuadër të operacionit të koduar “Pallati”, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Xh. K., 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer disa vjedhje në qytetin e Durrësit, duke u futur në banesat e dëmtuara nga tërmeti që janë të braktisura nga banorët, ku ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme, konkretisht:

– Më datë 16.04.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet ka vjedhur në një pallat, 10 matës uji;

– Më datë 29.04.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit N. K., matësin e energjisë elektrike;

– Më datë 29.05.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur matësit e energjisë elektrike në një pallat;

– Më datë 19.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetases A. Ll., një kondicioner;

– Më datë 19.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet e ka vjedhur 10 matës uji në një pallat 5-katësh në pronësi të shtetasit Sh. H.;

– Më datë 23.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur mobiliet në banesën e shtetases R. B.;

-Më datë 26.06.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit S. A.;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.