Durrës: Reshjet intensive, përmbytje në disa zona periferike të qytetit

684
Reshjet intensive përgjatë orëve të natës dhe ditës së sotme ka sjellë përmbytje të disa akseve rrugore në Durrës. Mësohet se situata paraqitet problematike në rrethrrotulimin e Stacionit të Trenit.

Ndërkohë në lagjet 1, 4 dhe 8 si pasojë e reshjeve ka përmbytje të rrugëve e trotuareve. Përmbytje janë regjistruar edhe në zonat periferike të Durrësi, si Shkozet, Plazh e Spitallë. Shtabi i Emergjencave raporton se hidrovorët në Porto Romano e Hamallaj punojnë me kapacitet të plotë.
Sigal