Presidenti Plevneliev: Ne duam të kemi një rrjet të përbashkët të energjisë

458
“Bullgaria është duke bërë hapa shumë serioze për t’u lidhur me rrjetin energjetik mes Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë”, tha Presidenti bullgar Rosen Plevneliev, duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Bujar Nishani, shkruan agjencia bullgare e lajmeve Focus. “Ne do të donim të kishim një hekurudhë të drejtpërdrejtë, linje ajrore, dhe një autostradë që lidh dy vende. Ne gjithashtu duam një lidhje gazi dhe jemi të kënaqur që kjo do të ndodhë në vitin 2018, pasi Bullgaria dhe Shqipëria te lidhen me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP)”, u shpreh Plevneliev. Ai i shpjegoi homologut Nishani se Bullgaria ishte një prodhues tradicional i energjisë elektrike, një vend që prodhon dy herë më shumë energji elektrike se sa i nevojitet duke eksportuar në vendet e rajonit.

“Ne duam të kemi një rrjet të përbashkët të energjisë me qëllim furnizimet me gaz. Një ‘unazë’ e tillë tani është në ndërtim e sipër në mes të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, dhe Serbia e Bullgaria do të marrin masa serioze për tu lidhur me të”, tha Plevneliev. “Ky është plani ynë ambicioz. Pavarësisht nëse kjo do të ndodhë me makinë, tren, apo aeroplan, ne duhet të lidhemi. Sa më shpejt, aq më mirë”, deklaroi Rosen Plevneliev. Presidenti shqiptar Bujar Nishani komentoi çështjen e diversifikimit te burimeve te energjisë si një sfidë jo vetëm për sektorët e energjisë në Shqipëri dhe Bullgari, por në sektorin e energjisë evropiane në përgjithësi.
Sigal