Durrës, Raining: Policia kufitare ofron shërbim sipas standardeve

499
Sigal

Ambasadori i prezencës së OSBE-së në Shqipëri Florian Raunig, vlerësoi ecurinë e deritanishme të punës së efektivave të policisë së kufirit përsa i përket kryerjes së procedurave në pikën hyrëse të portit më të madh të vendit.

I shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Artan Didi, kryetari i komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare Spartak Braho, deputetë të forcave politike e kryebashkiaku i Durrësit, Rauning tha se porti i Durrësit si pika hyrëse e dalëse kryesore tashmë ofron një shërbim me standardet e kërkuara. 

Drejtori i përgjithshëm e policisë së shtetit Artan Didi, tha se krahas mjediseve puna është përqendruar në rritjen e standardit të shërbimit.

Më herët kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Florian Rauning.
Kryebashkiaku Dako i ka bërë një ekspoze të shkurtër resurseve ekonomike dhe turistike të qytetit të Durrësit duke u shprehur se me reformën territoriale Durrësi do ta zgjerojë sipërfaqen e tij dhe do të ketë shumë më tepër potencial zhvillimi.