Durrës, përplasi me makinë një fëmijë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset shoferi

80

Një 30-vjeçar me iniciale A.N. është arrestuar nga policia pasi një ditë më parë ka aksidentuar një të mitur 6-vjeçare dhe është larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Fëmija është dërguar në spital dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit,”-sqaron policia.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.N., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 06.07.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen e mitur H. Q., 6 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën dhe më pas shtetasi A. N. është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit.