Durrës, grabitet një firmë private, autorët dëmtojnë kasafortën

658
Sigal

Një firmë private është grabitur në Xhafzotaj të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në  Xhafzotaj, ku persona të paidentifikuar, janë futur në një nga zyrat e një firme, ku kanë marrë një sasi lekësh.

Grabitësit kanë dëmtuar kasafortën e subjektit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu janë sekuestruar pamjet filmike të firmës dhe subjekteve përreth.