Durrës, arrestohet 30 vjeçari, kapet me 11 pako drogë në makinë

631
Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Durrës, kanë bërë të mundur arrestimin flagrancë të një 30 vjeçari, pasi u kap me lëndë narkotike.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga është vënë shtetasi Hasan Albrahimi 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Volzvagen” me targa AA 737 LB iu gjet dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 11 pako lëndë narkotike me rreth 8 kg e dyshuar e llojit Cannabis sativa. 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Sigal