Durrës, arrestohen dy persona, dërgonin njerëz për azil në Gjermani

534
Policia e Durrësit ka njoftuar se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Azili”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 27-vjeçarit Besnik Gjoka dhe i 25 vjeçarit Shaban Gjoka, të dy banues në Fushë-Krujë.
Sipas burimeve të policisë, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dërguar rreth 100 shtetas në Gjermani, me qëllim për të përfituar azil duke i ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Pjesa më e madhe e personave të larguar kanë pasur problem me vendet në Zonën Shengen. 
Të arrestuarit, me anë të mjeteve të tyre i transportonin njerëzit në itenerarin Kosovë-Serbi-Hungari-Austri-Gjermani kundrejt pagesave që varionin nga 500 deri ne 1500 Euro për person.
Për këta dy persona Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur masën e sigurisë”Arrestime burg”për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshme të kufirit”në bashkëpunim.
Sigal