Qeveria ka miratuar një sërë ndryshimesh që forcojnë dhe zgjerojnë kompetencat e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare (DSHQ), duke e kthyer atë në një strukturë qendrore të integruar për logjistikën shtetërore, menaxhimin e pronave publike dhe shërbimet ndaj trupit diplomatik.
Me dy vendime të Këshillit të Ministrave, DSHQ-ja jo vetëm që do të marrë përsipër funksionet e Drejtorisë së Shërbimit të Trupit Diplomatik, por gjithashtu do të shërbejë si organ qendror blerës për biletat ajrore dhe akomodimin jashtë vendit për institucionet kryesore qeveritare, përfshirë Kryeministrinë, duke zbatuar rregulla të reja të konfidencialitetit dhe mbrojtjes së të dhënave.





















