Dritë jeshile për Gjermaninë, ulet sërish numri i viktimave dhe rasteve të reja nga koronavirusi

299
Sigal

Një lajm i mirë vjen sot nga Gjermania, pasi numri ditor i të vdekurëve nga koronavirusi ka pësuar sërish ulje, ndërsa numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm, pas kaq shumë ditësh me bilance të këqija nga virusi.

Autoritetet shëndetësore të Institutit Robert Koch raportuan se në 24 orët e fundit u regjistruan 179 viktima dhe 2.055 raste të reja me Covid-19 në vend, shifra mjaft të ulëta krahasuar me ditët e mëprashme.

Prej fillimit të shpërthimit të virusit, e deri më tani Gjermania ka rregjistruar 155 mijë persona të prekur nga virusi i ri vdekjeprurës dhe 5.778 të tjerë kanë vdekur nga virusi.

Në rang global kanë vdekur 197 mijë njerëz nga koronavirusi. ShBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ku atje numri i viktimave ka shkuar mbi 51 mijë.