Drejtësia nuk merret me “kajmakët” e ministrat e korruptuar, ndërsa “ushtarët” e Rovena Gashit dënojnë me burg biznesmenin Namik Sadiku

982
Sigal

Tre gjyqtarë të akuzuar se përfituan një udhëtim turistik në Barcelonë nga një biznesmen palë në një çështje gjyqësore të shqyrtuar prej tyre, u përballën me akuzën e prokurorisë në datën 11 shtator të këtij viti për korrupsion, ndërsa të akuzuarit e deklaruan veten jofajtorë para gjykatës. Prokuroria kërkoi dy vjet burg për biznesmenin Namik Sadiku, i cili akuzohet se korruptoi gjyqtarët.Sipas prokurorëve Klodian Braho dhe Arenc Çela, të katërt ndërmorrën një udhëtim në Spanjë në tetor 2014, udhëtim, që dyshohet se u pagua nga biznesmeni Namik Sadiku – pronari i një kompleksi turistik. Gjyqtarët akuzohet se dhanë një vendim të favorshëm për biznesmenin në një proces gjyqësor civil.

Jo më larg se dita e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me nga 3 vite burg tre gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno por duke qenë se procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, aplikohet ulja me 1/3 e dënimit. Gjykata ka vendosur të dënojë biznesmenin Namik Sadiku me 1 vit burg. Këtu qëndron dhe kontradita e madhe. Namik Sadiku është një biznesmen i ndershëm, i cili paratë e tij i ka vënë me djersë. Edhe pse Sadiku do ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Apelit, ky rast është një tjetër dëshmi se drejtësia është ende problematike dhe e kapur.

Si prova, Prokuroria radhiti udhëtimet në të njëjtën kohë të tre gjyqtarëve me biznesmenin si në Itali, ashtu edhe në Spanjë si edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin. Prova këto që lënë vend për diskutim pasi gjithçka qëndron në kuadrin e hamendësimit dhe nuk ka asnjë provë konkrete. Gjqytarët e çështjes kanë qenë: Irena Gjoka, Bib Ndreca dhe Fran Prendi, ndërsa prokurorët kanë qenë Klodian Braho dhe Arenc Çela. Të gjithë këta gjyqtarë e prokurorë janë të lidhur ngushtë me prokuroren famëkeqe Rovena Gashi. Kujtojmë se Gashi u shkarkua nga detyra në korrik të 2018 nga KPK për deklarim të rremë të pasurisë.

Përpos drejtësisë e cila është e korruptuar, ajo çfarë është akoma më e rëndë është fakti se në Shqipëri po ndodhin një mijë të zeza nga zyrtarët e lartë të shtetit e ministra, të cilët po kalojnë tendera me shifra të frikshme për trajnime e përkthime; gjithashtu kandidatë bashkish vetëm po shkarkohen nga detyra për deklarime të rreme e nuk po gjykohen; e nënkryetari Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku ishte në konflikt të hapur interesi me firmën “Fusha” për biletat dhe hotelin në Barcelonë e nuk i ka hyrë ende gjemb në këmbë dhe është duke luftuar që të tjetërsojë Kopshtin Botanik në tokë të bashkisë.

Gjykata të merret me Pjetrin, Kajmakun, me ministrat që vjedhin në kurriz të shqiptarëve të ndershëm, të “bazohet në hamendësime” dhe me ta. Si në rastin e Gent Cakës që kaloi tender 166 mln lekë për përkthimin e legjislacionit të BE-së; si në rastin e Çuçit që bëri trajnim dy ditor me temën “Fashtarë si të punojmë tokën?” me vlerë 235 mln lekë; si në rastin e AlbControl-it të Ballukut që paguan 500 mijë euro për trajnimin e 10 punonjësve që të mësojnë anglisht. Me këto të merret Gjykata e drejtësia jonë, e jo me biznesmenë të ndershëm që janë subjekte të sulmeve nga të korruptuarit e mëdhenj të një sistemi të kalbur.

Pamfleti.com