Drejtësi për Klodianin, protestë paqësore në Rrëshen

288
Sigal

Kudo në Shqipëri ka nisur një valë protestash, në emër të drejtësisë për të riun që vrau Policia e Shtetit.

Në qytetin e Rrëshenit qytetarët janë mbledhur po ashtu për të protestuar për vrasjen e Klodian Rashës.

Ata nën thirrjet “Rama ik” dhe “drejtësi për Klodianin” kanë organizuar një protestë paqësore në sheshin Abat Doci.

Ndërkohë ata kanë ndezur edhe qirinj. Në kryeqytet pritet që protesta të nisë në orën 18:00.