Dr. Zekri Palushi: Emfizema, sëmundja e duhanpirësve

22
Sigal

Ndryshe quhet edhe “Bllokimi Kronik i Rrugëve të Frymëmarrjes”, që në terminologjinë mjekësore njihet me emrin: COPD (Chronic Obstructive Pulmonary Disease),ndërsa emfizema (emphysema) është një varjant extrem, në të cilën, indi sfungjeror elastik në fund të tubave bronkiale, dëmtohet, dhe humb elasticitetin, e për pasojë, nuk mund të kontraktohet plotesisht,kështu pra, ajri nuk mund të hyj e dalë rregullisht siç duhet në mushkëri.

Përfaqësuesit kryesorë të kësaj sëmundje janë Bronkiti Kronik, dhe  Emfizema që zhvillohen me një  progres të ngadalshëm drejt një bashkimi, ku  lëvizjet, apo shkëmbimi i ajrit në mushkri, vjen duke u veshtirësuar gradualisht deri në bllokim, për pasojë, frymëmarrja bëhet aq e veshtirë sa edhe ilaçet që zgjërojnë  pemën bronkiale(bronkodilatatorët) nuk, ose shumë pak mund të ndihmojnë.

 Kush është shkaktari i kësaj sëmundje?

Pothujse gjithmonë, kjo sëmundje shkaktohet nga pirja e duhanit,dhe prekë ata njerëz që kanë pirë të paktën 20 cigare në ditë, për 20 vjet e më tepër.
Pirja e duhanit, të qon drejt një bronkiti kronik,pra, në një inflamacion persistent të pemës bronkiale të mushkerive. Si rrezultat i këtij inflamacioni të përsëritur, dëmtohet shtresa e brendshme e rrugëve të frymëmarrjes, e cila trashet dhe sekreton me shumicë mukus ,e si rrezultat, tubat e rrugeve të frymëmarrjes, fillojnë të ngushtohen gradualisht.

Ndër irritant të tjerë, (por jo aq të këqinj sa duhani), që mund të agravojnë ketë gjendje, mund të jenë avujt e ndryshem industrial, dhe pluhurat.

Po kështu, nga kjo gjendje (COPD), mund të vuajnë edhe njerëzit që kan qenë për një kohë të gjatë, në kontakt, me duhan-pireëit.

Si i dëmton cigarja (duhani), mushkëritë?

Gjatë thithjes së cingares, 80-90% e tymit mbetet në mushkëri, ku shkakton një irritim të vazhdueshëm, i cili shton prodhimin e mukusit dhe dëmton pjesët e thella të mushkërive, mukusi dhe tari (është si dyll i zi, që mund ta shofim kur pastrohet cingaishtja), bllokojnë tubat e ajrit,dhe si pasojë, shkaktohet bronkiti kronik, dhe emfizema,qe se bashku, formojne atë gjendje, që më sipër e quajtëm COPD.

  •    Shenjat e sëmundjes:

  • Zakonisht, në stadet e herëshme, kjo sëmundje mund të shkaktojë shumë pak shenja,që shpesh tentohet të injorohen.

  •     Megjithatë, shenja kryesore mbetet, kollitja e mëngjezit, shoqeruar me sputum/gelbazë të bollëshme, (me ngjyrë, që mund t’jetë jeshile, e verdhë, ose e PËRGJAKUR, si ngjyrë ndryshku), si dhe, veshtërsi në frymëmarrje gjatë sforcimeve fizike, që vjen duke u keqësuar vazhdimisht.

  • Duhanpirësit mund ta konsiderojnë këtë kollë, si normal, duke e quajtur ‘kollë duhanxhinjësh’,por në t’vërtetë, asgjë s’mund të jetë normale në këtë situatë.

  • Ndër shenja të tjera, mund të përmendim edhe fishkëllimat bronkiale, lodhjen, dhe dobësitë e përgjithëshme,si dhe veshtersi në pastrimin e gjoksit (rrugeve te frymemarrjes),ndërsa buzët, dhe shtrati i thonjëve, marrin ngadalë, një nuancë të ngjyres blu.

Çfarë risqesh të tjera mund të sjellë kjo gjendje?

Pacjentët që vuajn nga kjo sëmundje, janë mjaft të predispozuar ndaj infeksioneve të mushkërive, që mund të përfundojnë deri në një pneumoni, që është edhe një ndër komplikimet më serioze, që mund të përfundojë në dështim të rrugëve të frymëmarrjes (respiratory failure),-një gjendje shumë e rëndë, në të cilën, trupi i të sëmurit, nuk arrinë që të marrë oksigjenin në sasi të mjaftueshme,e po kështu, si ngelet fuqi e mjaftueshme për të nxjerrë jashtë  dioxidin e carbonit (CO2).

Një kombinim Emfizemë-Pneumoni, mund të ketë pasoja afat-gjata, me dëmtime të përherëshme të mushkërive, që sjell mungesën (deprivimin) e vazhdueshëm të oksigjenit (O2),apo  siq quhet,- HYPOXINË.
Në këtë situatë, dëmtohen edhe veshkat, dhe sistemi cardio-vascular,që mund të përfundojë edhe në një goditje të zemrës, apo edhe në dëmtime të pa-rikthyeshme të trurit.

      Diagnoza:  duhet të konfirmohet me SPIROMETRY, nepërmjet së cilës, konfirmohet BLLOKIMI FIKS i Qarkullimit te AJRIT, kur raporti i FEV1/FVC është më pak se 0.7, (apo më pak se kufiri normal, për moshën e pacientit).

Si trajtohet PNEUMONIA, në të sëmurët me COPD?

I sëmuri shtrohet në SPITAL, ku i nënshtrohet testeve te ndryshme radiologjike, mikrobiologjike e bio-kimike.

I fillohen urgjent ANTIBIOTIK të përshtatshëm, në rrugë IV (Intra-Venoze), po kshtu, mund të fillohen edhe GLUCOCORTICOIDET, që paksojnë inflamacionin e pemës bronkale, e kështu përmiresojnë procesin e fryme-marrjes. Këto mund të jepen nepermjet injeksioneve, tabletave apo aparateve të inhalimit.

Jepet oksigjen shtesë,bile nganjëherë vihen në perdorim edhe ventilator special, për të rritur sasinë e oksigjenit. (Sigurisht që dozat e dhënjes së oksigjenit, përllogariten sipas një protokolli të caktuar).

A mund të parandalohet PNEUMONIA?

Sigurisht që marrja e vaksinës së Influenzës, për çdo vit, (në vjeshtë), si dhe marrja e vaksinës Pneumokokale (Pneumococcal vaccination), ç’do 5 vjet,së bashku me stopimin e pirjes së duhanit, mund të jenë masa të fuqishme parandaluese.

MJEKIMI në përgjithësi:

Fillon me STOPIMIN e pirjes së DUHANIT. Pastaj shmangen me çdo kusht ambjentet me ajër të ndotur, tymna duhani, erna bojrash, e pluhura të ndryshëm.Ecja në ajër të pastërt, dhe aktivitetet e mundëshme fizike, i bëjnë shumë mirë mushkërive dhe zemrës.

Duhet të SHMANGEN kontaktet me njerëzit që janë me grip.

Nqs keni shenja të një gripi, bronkiti, apo kollë me gëlbazë të shumtë,shkoni te doktorri, sepse ndoshta keni një infeksion të mushkënive, që mund të sherohet me antibiotic, pa arritur në komplikime të mëtejshme.

BRONCHODILATATORS:

Nëse vështiresia në frymemarrje (DYSPNOEA), është problematike, dhe shoqërohet me shtërngime të gjoksit, dhe zhurma fishkelluese,-atëherë, marrja e bronchodilatatorëve duhet t’ju ndihmojë.

-SPIRIVA (Tiotropium bromide), është BRONCHODILATATOR me efekt të gjatë, (merret me INHALIM,një herë në ditë, në mëngjes).

Nqs, kjo se permireson, atehere jepet nje MUSCARINIC antagonist (LAMA), me efekt të gjatë,plus beta2-antagonist, me efekt të gjatë (LABA), që tashmë gjinden të bashkuara në të njejtën “vegel shpërndarëse për inhalim”- siq janë: BREEZHALER, GENUAIR, ELLIPTA.
Mjekimi me këta lloje kombinimesh, është më superior, sesa vetem me SPIRIVA.

Në rastet ma të avancueme, (me FEV1 < 25%), mund të shtohet një CORTICOSTEROID Inhalues (ICS) si FLUTICASONE, SYMBICORT, etj.

Do te ishte mire që, (ICS) të jepet vetem në raste kur pacjenti ka edhe Asthma bronchiale me EOZINOPHYLI.

Ndërsa, për nxjerrjen e ajrit të bllokuar në rrugët e frymëmarrjes, dhe hyperinflacionin e mushkërive, ndihmojnë Bronchodilatatoret me efekt të shkurtër si Beta2-agonist (SABA),- SALBUTAMOL, VENTOLIN, ALBUTERON nebuliser, dhe SAMA (Muscarinic antagonist, po me effect te shkurt si IPRATROPIUM (Atrovent), TIOTROPIUM (Spiriva), GLYCOPYRRONIUM (Seebri), që bllokojnë efektin muscarinic të acetilcholines.

Kohët e fundit, në Australi, është aprovuar TRIMBOW 100/6/10 (beclomethasone/formoterol/glycopyrronium), për përdorim të përditshëm, si në rastet e moderuara, ashtu edhe ata më të rënda, me COPD).

Beta2-agonistët mund të japin dridhje (TREMOR) dhe rraje t’shpeshta të zemres (TACHYCARDI).

GLUCOCORTICOSTEROIDET Oral:

Në këtë grup, më i përshtatëshmi është PREDNISON-i, 40mg,që, për të paksuar sa më shumë, frenimin e gjëndrrave ADRENALE, duhet që të merret një herë në ditë, (në mëngjez), por jo më shumë se 5 dit,- (ka raste që jepet për një kohë më të gjatë,por në doza më të vogla).

ANTIBIOTIKëT:

Rekomandohen, nqs pacienti ka veshtërsi në frymëmarrje (DYSPNOEA), të shoqëruar me gëlbazë, ngjyrë qelbi, (që flet për një infeksion të mundshëm bacterial).Ndër antibiotikët, më të rrekomandueshëm, është AMOXYCILLINE 500mg, çdo 8 orë, ose DOXYCYCLINE 100mg, 2 tab. Ditën e pare,pastaj nga një tabletë, çdo ditë, për një, deri në 2 javë,por që mund të vazhdojë, deri në 12 javë, sipas nevojes.

Ndërsa, për pacjetat që mund të kenë edhe BRONCHIECTASIS, apo histori infeksioni me PSEUDOMONAS, rrekomandohet:CIPROFLOXACIN 500-750mg, oral, ëdo 12 orë, për 7-14 dit, (ose IV 400mg, çdo 12 orë.

OXYGENOTHERAPY

Në pacjentët me saturim oksigjeni të ulët (HYPOXEMIC, ku PaO2 > 60 mmHg, ose 8 kPa; SpO2 > 90%),- jepet oksigjen për një kohë të gjatë, çdo ditë, nga 15 orë,në një dozë 0.5 – 2 L/min.mund të jetë e mjaftueshme.