Dorëheqja e Ardi Veliut, ironia e gazetarit: Si estrada e Ballshit me regjizor Ramën

220
Sigal

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar përmes rrjeteve sociale njoftimin e bërë publik nga Kryeministri Edi Rama për dorëheqjen e Ardiu Veliut nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Dylgjeri shkruan se estrada e Ballshit ka regjizor Edi Ramën.

Postimi nga Ylli Dylgjeri

Estrada e Ballshit ka regjizor Edi Ramën

Kjo dorëheqja që na njofton Edi Rama e Drejtorit te Policise Veliu me kujton dikur një mbledhje te zgjeruar te PS në Tepelenë. Kryetari i PS -së Tepelenës ishte gjysëm invalid sepse nuk e kishte një dorë. Ju kërkua për arsye të forcimit të punës në PS të jepte dorëheqjen nga Kryetar i PS. Mirëpo Ai nuk dëgjonte.
Nuk jepte e s’jepte doreheqje. E deleguar asokohe për Tepelenen ishte zonja Makbule Çeço. Pasi u lodh per ti mbushur mëndje Kryetarit, Makbulja e bën fakt të kryer në mbledhjen e PS-se dorëheqjen e Tij.

Kryetari me kokëfortësi e romuze ia kthen: Po çdorëheqje të jap moj shoqja Mangule, nuk e sheh që një dorë e kam të hequr?

Kështu dhe Drejtor Veliun, e kanë hequr kokë e këmbë dhe tani na thotë Rama; Dha dorëheqje! Haaaa! Estrada e Ballshit vazhdon në Qeveri. Regjizor: Edi Rama.