Doni të dobësoheni? Shtoni konsumin e fibrave tek dieta juaj! Ja ku mund t’i merrni

556
TIRANE – Fibrat janë të rëndësishme për sistemin tretës, dhe meqë ju bëjnë të ndiheni të ngopur, mund t’ju ndihmojnë edhe për t’u dobësuar. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që të merrni rreth 18 gramë fibra në ditë, edhe pse shumë njerëz konsumojnë vetëm 14 g. Si të shtoni më shumë fibra të shëndetshme në dietën tuaj? Ja 10 burime të mira të fibrave:
Fasulet: Të gjitha llojet fasuleve janë të mira, si ato të ziera, në sallatë apo të përgatitura me spec djegës. 200 gramë fasule të ziera përmbajnë 7 gramë fibra shkruan Shëndeti.
Drithërat dhe buka: Shmangni bukën e bardhë dhe makaronat, dhe konsumoni bukë të zezë dhe drithëra.
Oriz kaf ose oriz krunde. Tek orizi i bardhë ka përmbajtje më të pakët të fibrave.
Mos u kufizoni me perimet bishtajore! Ashtu si fasulet, edhe bizelet dhe thjerrëzat kanë përmbajtje të lartë në fibra, proteina dhe të ulët në yndyra.
Frutat e thata- Bajamet, fistikët dhe arrat kanë më shumë fibra se frutat e tjera të thata.
Frutat e thara – Një zgjedhje e mirë (përveç frutave të freskëta) janë edhe ato të thata. 50 g fiq të thatë përmbajnë 4 g fibra.
Qulli përgatitet me bollgur, i cili është një burim i mirë i fibrave.
Fruta dhe perime. Konsumoni të paktën 5 racione të fruta-perimeve çdo ditë. Një mollë e madhësisë mesatare përmban 2 g fibra.
Sigal