Dokumentacioni për bursa në Itali

681
Sigal

Certifikatë personale

Certifikatë familjare: Certifikatat vulosen në prefekturë; vulë apostolike në Ministrinë e Jashtme; dhe të përkthyera.

Kartela e vaksinimit: Vulat në origjinal; firma tek ASHT; tek Instituti i Shëndetit Publik (Tek liceu); Ministria e Shëndetësisë; vulë apostolike në Ministrinë e Jashtme; dhe të përkthyera

Raporti mjeko-ligjor “I aftë për studime jashtë shtetit”: Vula e 3 specialisteve, vula e kontrollit te shëndetit publik; vula e Ministrisë së Shëndetësisë; vulë apostolike ne Ministrinë e Jashtme, dhe të përkthyera

Vërtetim të ardhurash: (Për personat e familjes që janë të punësuar ku të shkruhet paga mujore aktuale dhe të ardhurat vjetore të vitit të kaluar në lekë dhe në euro). Nëse është ent shtetëror, vula në ministrinë përkatëse, pastaj vula apostolike ne Ministrinë e Jashtme. Nëse është ent privat, para se të dërgohet në Ministrinë e jashtme duhet të verifikohet firma pranë noterit.

Vërtetim nga shkolla ose universiteti: (Nëse ndonjë nga pjesëtarët e familjes është në shkollë ose në universitet)

Vërtetim të ardhurash nga pensioni (Nëse ndonjëri nga pjesëtarët e familjes merr pension): Vula në Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurimeve, vulë apostolike ne Ministrinë e Jashtme, dhe të përkthyera

Vërtetim të ardhurash të ndihmës ekonomike (Nëse ndonjëri nga pjesëtarët e familjes merr ndihmë ekonomike).

Vërtetim si punë kërkues (Nëse ndonjëri nga pjesëtarët është i pa punë dhe nuk është në pension): Merret tek zyra e punës, vulë në Ministrinë e Punës dhe vule apostolike ne Ministrinë e Jashtme, dhe të përkthyera

Vërtetim hipoteke “Negativ” për student (që nuk posedon pronësi): Vuloset në sportelin e ambasadave në Hipotekë, vulë në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të pasurive, vulë apostolike në Ministrinë e Jashtme; dhe të përkthyera

Vërtetim hipoteke në emër të prindërve që posedojnë një shtëpi banimi: Vuloset në sportelin e ambasadave në Hipotekë, vulë në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të pasurive, vulë apostolike në Ministrinë e Jashtme; dhe të përkthyera

Vërtetim i tatim taksave që ka ose jo një biznes për prindërit: Merret në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, vulë në Drejtorinë e Përgjithshme të tatimeve, vulë apostolike në Ministrinë e Jashtme, dhe të përkthyera