Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu: Shqipëria konsiderohet vend me risk të ulët nga koronavirusi

349
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, tha se aktualisht Shqipëria konsiderohet vend me risk të ulët.

“Deri në momentin që do të vijë rasti i parë me koronavirusin e ri, qëndrojmë në riskun mes të ultit dhe të moderuarit. Në rast se kemi një rast ne jemi me risk të moderuar i plotë. Nëse kemi rastin e parë atëherë shpallim epideminë. Rasti i parë për një ngjarje të pazakontë në shëndetin publik është rasti kur shpallet epidemia.”

Manastirliu shtoi se task forca e ngritur për koronavirusin ka parashikuar të gjithë skenarët.

“Edhe skenarin nëse do kemi rastin 1 edhe sikur të kemi 100 apo 200 raste të prekura me koronavirusin e ri. Ne dime se si do të lëvizim në kohë dhe në hapësire. Shqipëria ka filluar marrjen e masave, qeveria ka vendosur në top prioritetet e saj planin e masave dhe angazhimin konkret për parandalimin kontrollin dhe mbrojtjen kundër koromavirusin e ri.”