Doganierët amerikanë mbetën të habitur nga bagazhet e shqiptarëve, valixhet të mbushura me mish të therur, plëndësa, presh

596
Sigal

Doganierët amerikanë kanë mbetur pa fjalë kur kanë zbuluar, disa produkte ushqimore që pasagjerët nga Shqipëria kishin me vete në bagazhe në dhjetor.

Sipas medias amerikane, Patch.com, mish i gjallë, qengj i therur, salçiçe, plëndësa – ishin disa nga ushqimet që u sekuestruan në Aeroportin e Filadelfias në SHBA.

Sipas Zyrës së Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve, një qen zbulues çoi në sekuestrimin e gati 14 kg produkte ushqimore të ndaluara në 19 dhjetor 2019.Inspektorët njoftuan për atë që kishte zbuluar në bagazhet e dy udhëtarëve që kishin mbërritur me avion nga Shqipëria.

Gjatë një kontrolli të dytë, specialistët gjetën 6,2 kg mish të një kafshe të egër të panjohur, mish derri, kukurec të papërpunuar, 2,2 kg presh dhe 2 kg gështenja.

Megjithatë, mes gështenjave ata gjetën dhe dy insekte të gjalla, një Tortricidae, insekt i zakonshëm në Evropë dhe një Curculio, që kishte erë të keqe.

Dogana i mbajti të gjitha produktet ushqimore dhe i la udhëtarët shqiptarë të lirë të vazhdonin vizitën e tyre në Filadelfia. Të gjitha produktet ushqimore të tyre u shkatërruar nga specialistët e Doganës.

Specialistët e bujqësisë CBP në SHBA në veçanti gjatë festave i shtojnë kontrollet për produktet ushqimore të ndaluara që sjellin me vete udhëtarët nga vendet nga vijnë.