Do votonte kryetarja e Bashkisë, bllokohet pajisja identifikuese në një QV në Durrës, pezullohet deri në…

160

DURRËS

Sigal

Pezullohet votimi në një Qendrën e VOTIMI 1461 në Durrës, ku kishte ardhur për të votuar kryetarja e Bashkisë Emirjana Sako. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se është bllokuar pajisja identifikuese e gjurmës së gishtit.

“Kryetarja e Bashkisë e cila kandidon nën siglën e PS do votonte në këtë qendër, por nuk ka votuar për shkak të bllokimit të pajisjes së identifikimit biometrik, e cila ka pasur difekt. Procesi është pezulluar për disa minuta deri në ardhjen e një tjetër pajisjeje”, raportoi Haxhiaj.