“Do të shembet edhe para 25 Prillit”, Presidenti Meta: Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes”

312
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish ashpër ndaj miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor një ditë më parë në Kuvend me 97 vota pro.

Sipas Metës tashmë është vendosur një mur nga mazhoranca për të penguar rrugën e integrimit europian. Por Presidenti i Republikës paralajmëron se ky mur do të shembet nga tre milionë shqiptarë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai shton se nëse do jetë e domosdoshme, ky mur do të rrëzohet edhe më parë se 25 prilli.

POSTIMI:

Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave.

Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.

Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme.

Shqipëria e Para! 🇦🇱

Shqipëria si gjithë Europa!