Zjarri rrezikon repartin ushtarak

630
Sigal
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se zjarri që vijon prej dy ditësh në fshatin Kuç të Vorës rrezikon edhe një repart ushtarak aty pranë.
Kodheli pa nga afër punën e Emergjencave Civile për vënien në kontroll të flakëve, ndërsa iu apeloi qytetarëve që të ndihmojnë autoritetet për identifikimin e personave zjarrvënës. 
“Zjarri në Vorë rrezikon edhe një repart ushtrarak. Po punohet për mbajtjen në kontroll të flakëve, sikurse ndodhet pranë një pike grumbullimi fishekzjarresh. U bëj thirrje qytetarëve të që mbështesin këto struktura të jenë prezent në ndihmë të tyre, sepse flitet për pronat e përbashkëta. Zjarret janë të qëllimshme për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë, janë të qëllimshme për arsye të tjera të cilat nuk i di. I lutem qytetarëve të mund të japin informacione për të gjithë ata që këto zjarre i vënë qëllimisht. Eshtë e pamundur që në të gjithë Shqipërinë dikush ndez një shkrepësë dhe shkakton një zjarr të madh. Në këtë moment kemi zjarr në Mallaksatër, Dropull, Ulëz, ka zjarre të pashuara. Është e pamundur që të mund të dominojmë të gjitha zjarret në të gjithë Shqipërinë përsa kohë ka njerëz që vënë zjarre qëllimisht”, u shpreh Kodheli.


NOA