Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e martë parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore të vendit.
Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore do ketë prezencë të mjegullës.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje – veriperëndim 1-10 m/sek dhe hera herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore erë me rrahje dhe relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 15-20 m/s.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 3/12 diell
Kukës -1/10 diell
Lezhë 3/14 diell
Dibër -3/9 diell
Durrës 4/16 diell
Tiranë 5/18 diell
Elbasan 3/19 diell
Berat 2/18 diell
Vlorë 5/16 diell
Korçë -2/8 diell
Gjirokastër 0/16 diell
Sarandë 4/15 diell.