Prof. Dr. Kastriot Islami: Kur ish Presidenti Sarkozi u dënua me 3 vite burg për një fjalë, Rama, duhej të dënohej me burgim të përjetshëm

274
Sigal

Dënimi  me burg i ish-Presidentit të Francës Nikolla Sarkozi

Prof. Dr. Kastriot Islami, ish kryetar i Parlamentit

Dje  gjykata e Parisit ka dhënë dënimin për ndëshkimin me ish-Presidentit të Francës Nikola Sarkozi, avokatit të tij Thierry Herzog dhe Gjykatësin Gilbert Azibert me akuzën për “korrupsion dhe trafik influence”. Vendimi për ish-presidentin Sarkozi parashikon ndëshkimin me 3 vjet, nga të cilat, 1 vit parashikohet “me burg”. Ky është standarti europian.

 

Kurse akuzat për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, të bëra në parlament e shtyp janë të shumta:

  • Kultivimi masiv i kanabisit në bashkëpum me ish-ministrin e brëndshëm.
  • Trafik i kanabisit në bashkëpunim me ish-ministrin e Brendshëm nga toka, deti dhe ajri.
  • Përdorim individual i drogave të forta dhe mos pranim i testimit.
  • Ideator dhe realizues i futjes së krimineleve dhe të të korruptuarëve në parlament dhe në krye të bashkive.
  • Emërimi i personave me rekorde kriminale në poste kyçe të administratës publike.
  • Dhënie urdhëri e bashkëpunim për të hedhur gaz paralizues mbi qytetarët në protestë.
  • Dhënie urdhëri dhe bashkëpunim në prishjen e pronave të qytetarëve.
  • Mos justifikim i pasurisë prej 200 milion euro të fshehura në off shore në emër të të vëllait dhe të zbuluara ngë Prezenca e OSBE në Tiranë.
  • Mos justifikim i shpenzimeve për vilën në Surrel.
  • Mos justifikim i shumëfishimit me 16 herë i të pasurisë në deklaratën e pasurisë.
  • Bashkëpunim me dashje e fshehje e veprimeve për cenimin e Pavarësisë së Kosovës.
  • Ndërhyrje në prokurori dhe gjykatë për mosndëshkimin e individëve të korruptuar dhe me rekorde kriminale.
  • Ndërhyrje në gjykatë për lirimin e narkotrafikantëve dhe anëtarëve të grupeve mafioze.
  • Dhunim i legjislacionit të një vendi partner për të mashtruar votuesit shqiptar me foton e bërë me një drejtuesin e lartë të shtetit partner.
  • Vjedhje dhe trafik ikonash.
  • Mos deklarim i ndalimit në një vend, ku ka qënë emigrant.
  • Shitja e detit.
  • Mbrojtje dhe pengim i drejtësisë për të vepruar ndaj akuzave për fshehje të dhunimit të ligjit të dekriminalizimit nga disa kryebashkiakë.
  • Dhenie abuzive dhe pa tender e shumë PPP me vlera disa million euro.
  • Ideator dhe bashkëorganizator i blerjes së votës dhe kërcënim i votuesve (dosjet 184 dhe 339)
  • E tjerë, e tjerë, e tjerë.

Po t’i referohemi këtyre akuzave të ngritura kundër tij, por edhe shumë të tjerave, që nuk janë pasqyruara në këtë shkrim si dhe parashikimeve të kodit penal, Edi Rama do të duhet të ishte ndëshkuar me mbi 200 vjet ose thënë ndryshe me burgim të përjetshëm. Por ai mesa duket, Rama për t’ju shmangur ndëshkimit, po luan të gjithë gurët për një mandat të tretë. Por mesa duket, 80 % të votuesve do të kryenin në 25 prill 2021 atë akt të standarteve europiane, që gjykata janë penguar nga Rama për ta kryer ose më saktë, vota masive qytetare në 25 prill do t’i hapë rrugën Gjyqësorit të veprojë në respekt të standarteve europiane.

Ekskluzivisht për gazetën “TELEGRAF”