Do i dërgonte armë gjahu të afërmit në burg, arrestohet 57-vjeçari në Vlorë

68

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se do t’i dërgonte familjarëve të tij në paraburgimin e Vlorës, armë dhe një fishek.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin V. K., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushqimeve dhe rrobave pranë paraburgimit IEVP Vlorë, i është gjetur në posedim të tij një fishek arme gjahu, të cilën dyshohet se do t’ia dorëzonte një prej familjarëve të tij në këtë institucion”, njofton policia.