Do fuste drogë te babai në burg në Kukës, policia i gjen kokainë 9-vjeçares

311
Sigal

Një nga të paraburgosurit e Kukësit ka përdorur vajzën e tij të mitur për të futur drogë në ambientet e Policisë së burgjeve.  Rreth 50 gramë drogë është gjetur e fshehur në një tullumbace në xhupin e 9-vjeçares, e cila do të takonte babanë e saj.
Droga u gjet gjatë kontrollit fizik para se të hynte në ambientet e paraburgimit. Ende nuk dihet se cili është shkaku i  arrestimit të G.I. dhe nëse ai është i varur nga lëndët narkotike.
“Policia e burgjeve Kukës kap lëndë të dyshuar si narkotik gjatë kontrollit fizik të një 9-vjeçareje . Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve (kontrollit fizik) mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar  si lëndë narkotike.
Lënda u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9 vjeçare të të paraburgosurit G.I. Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria”, thuhet në njoftim.