Ditmir Bushati: Afera e inceneratorëve shqetësuese

109
Sigal

Ish ministri i Jashtëm , Ditmir Bishati foli në media pwr ccwshtjen e inceneratorwve edhe tha se përgjegjësia për këtë aferë është individuale dhe jo kolektive. Ai foli edhe për disa çështje të tjera, siç ishte vendimi për armët kimike, që ishte planifikuar të vinin nga Siria në Shqipëri dhe për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Ai tha se vendimi për armët kimike u mor përmes një konsultimi të gjerë të qeverisë me aktorë dhe faktorë të ndryshëm dhe u shpreh se Shqipëria në KS të OKB-së ka dërguar emra të njohur të politikës së jashtme.

Bushati: Duhet të jemi të kujdesshëm. Ata njerëz që janë në opozitë e duan një orë e më parë largimin e Ramës. Por merrni rastin e Mitsotakis, ai është akoma në zyrë dhe vijon punën. Di që është bërë një kallëzim nga një pjesë e opozitës. SPAK nuk duhet të jetë pjesë e politikës.

Natyrisht që më shqetëson! Unë kam folur për këtë çështje që para dy vitesh. Kam folur gjatë turit që kam bërë sëbashku me Edi Ramën në 6 qytete në Shqipëri. Kam thënë që jam kundër politikës inkuzicionale, pra jam kundër që dikush të vendosë që duhet të shkojë ky apo ai në burg. Politikës i intereson që ai që quhet buxheti i shtetit të përdoret me nikoqirllëk dhe në mënyrën e duhur. Çfarë ndodhi me procesin e inceneratorëve? Hetimi Parlamentar që u zhvillua, na bëri më të mirë apo jo? Nxorrëm disa mësime apo jo? Kishte cedime apo jo? Në fund shkohet te përgjegjësia penale që është individuale dhe jo kolektive.

KLSH është një nga instancat që ka të bëjë me auditimin e institucioneve shqiptare. Vlera e auditimit të KLSH-së është në funksion të së ardhmes. Unë nuk e kam informacionin që të them se nga auditimet që janë bërë të dijë sesi është gjendja sot.

Përgjithësisht çdo ministër shkon në kabinet me dosjen e tij, pra nëse unë kisha një çështje për të miratuar, kujdesesha vetëm për të.