Dita nis e kthjellët dhe me rritje të temperaturave, parashikimi i motit për sot

63
Sigal

Zonat bregdetare do të paraqiten me mot të kthjellët gjatë gjithë ditës. Ndërsa, sipas Meteoalb pjesa tjetër e vendit do të karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare, të cilat do të jenë më të dukshme në orët e pasdites përgjatë shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 30°C.

Era do të fryjë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Moti i qëndrueshëm do të dominojë Kosovën përgjatë gjithë 24-orëshit, duke sjellë më shumë kthjellime në pjesën e parë të ditës. Ndërsa në pjesën e dytë parashikohet të ketë kalime të pakta vranësirash, por nuk do të sjellin reshje në vend.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë orëve të para të ditës dhe mbrëmjes parashikohet të jetë me kthjellime dhe ndonjë vranësirë kalimtare. Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje në vend.