Dita e ”Sulltan Nevruzit”, Kryegjyshi botëror: Festojeni në shtëpitë tuaja, shmangni grumbullimet

362
Sigal

Koronavirusi duket se ka anuluar edhe ritet e ditës së 22 marsit e njohur për besimin bektashian si dita e bekuar e “Sulltan Nevruzit’’.

Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka bërë me dije se besimtarët duhet ta festojnë Sulltan Nevruzin në shtëpitë e tyre dhe ritet e kësaj dite t’i kryejnë në vetmi të plotë.

Po ashtu ai i uron shërim të shpejtë personave të prekur nga koronavirusi si dhe një falenderim për mjekët që sot janë në front për të ndihmuar njerëzit.