Disiplinohen zhurmat në zonën turistike. Pronarët e lokaleve: Pushuesit duan muzikë!

477
Sigal

Agjencia rajonale e Mjedisit: Kemi vendosur 35 gjoba dhe 5 akte pezullimi. Prefektura: Jemi në krye të Task-Forcës!

Ndotja akustike, thuajse është e stabilizuar në bregdetin e Vlorës. Ushtrimi i kontrolleve të përnatshme, ndëshkimi i subjekteve që nuk i binden ligjit, ka bërë që zhurma e muzikës, të mos shqetësojë më pushuesit pas orës 24:00. Për situatën në Vlorë, për “Telegraf”, folën drejtori i Policisë së Qarkut, Artan Cuku, sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës, Kasem Cenaj dhe Kryetari i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Geron Gumbardhi. Koordinim të punëve, kontrolle të përbashkëta mes institucioneve që ngarkon ligji, ka mundësuar që të ulen ndjeshëm zhurmat akustike, që kanë qenë shqetësim për pushuesit. Rreth 150 lokale, diskoteka, PUB-e, të kryejnë aktivitetin për gjatë bregdetit, janë vënë nën kontrolle të përnatshme.

Drejtori i Policisë, Artan Cuku

Policia e shtetit në Qarkun e Vlorës e ka konsideruar, detyrën primare për të siguruar pushime atraktive e argëtuese brenda normave të lejuara për pushuesit vendas apo të huaj si dhe për të garantuar maksiminizimin e fitimit të biznesit nën këtë klimë dhe në harmoni me kërkesat e konsumatori. Kemi mundur të organizojmë një bashkëpunim të frytshëm me institucionet e pushtetit vendor, për zbatimin e Aktit Normativ të KM, për marrjen e masave ndaj subjekteve, që gjerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane dhe zonat turistike në bregdetin e Prefekturës së Vlorës. Suksesi i policisë për këtë çështje, që vazhdimisht është ngritur si shqetësim për pushuesit, është arritur falë bashkëpunimit me institucionet e tjera vendore, që i ngarkon ligji. Ngritja e një Task-Force në shkallë Qarku, për gjatë kësaj periudhe, ka mundur të bëjë bëjnë monitorimin e subjekteve të identifikuara nga shërbimet  policisë si problematike.

Kryetari i Agjencisë Rajonale të Mjedisit Vlorë, z. Geron Gumbardhi

Nga kontrollet e përnatshme që organizojmë në bashkëpunim me policinë e shtetit, kemi vendosur 5 akte pezullimi për lokalet, një në Vlorë, një në Radhimë, një tjetër në Jalë dhe dy në Himarë. “Sigurisht që, pronarët kundërshtojnë për pezullimin e aktivitetit të tyre, por si nga ana jonë ashtu edhe pronarët duhet të kuptojnë se zbatimi i ligjit është i detyrueshëm për cilindo. Kemi gjobitur 35 subjekte, që janë gjetur me shkelje, pra me zhurmë akustike të ngritur tej normave të lejuara. Kontrollet e përnatshme nëpër lokale, kanë bërë që të zbatohet ligji, pas orës 24:00 nuk dëgjon më zhurmë në lokalet e bregdetit dhe zonat e banuara. Kategorike është kjo për qytetin e Sarandës, ku pas kësaj ore, zotëron qetësia e plotë në qytet dhe për gjatë bregdetit. Kemi hasur kundërshti në Dhërmi, në Jalë, por vendosja e gjobave, sidoqë janë simbolike, deri në 50 mijë lekë të reja, që përbëjnë titull  ekzekutiv, që kalojnë në gjykatë dhe më pas ekzekutohen nga Zyra e Përmbarimit, ka stabilizuar situatën.

Sekretari i Prefekturës së Qarkut Vlorë, Kasëm Cenaj

Ngritja e Task-Forcës që drejtohet nga Prefektura, bashkëpunimi me Policinë dhe institucionet e tjera që ngarkon ligji, ka bërë që në Vlorë të minimizohet dhe të largohet njëherë e përgjithmonë shqetësimi i pushuesve dhe vendasve lidhur me ndotjen akustike gjatë sezonit turistik. Për këtë shkak ka dalë edhe një urdhër i Prefektit të Qarkut, që kërkon zbatimin nga Task-Forca e ngritur për këtë qëllim. “Janë katër grupe të Task-Forcës, në Vlorë, Himarë, Dhërmi dhe Sarandë, që informojnë çdo ditë tek Prefekti për situatën, që për hir të së vërtetës duhet pranuar se ka ndryshuar rrënjësisht në krahasim me sezonin e vitit të kaluar. Në takimet që ka bërë Prefektura me bizneset, jua ka bërë të qartë se të ardhurat e biznesit të tyre, nuk mund të shtohen duke shkelur të drejtat e qytetarëve, që kanë ardhur për të pushuar në bregdet”,tha Cenaj.