Digjet shtëpia e pabanuar në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

123
Sigal

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në fshatin Gorre të Kurbinit gjatë orëve të natës.

Mësohet se në këtë banesë nuk ndodhej asnjë person pasi ajo është e pabanueshme.

Dyshimet e para të policisë janë se zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi kjo është hera e dytë që banesa përfshihet nga flakët.

Ndërhyrja e zjarrfikësve të Laçit dhe shuarja e flakëve bëri që banesat e tjera përreth të mos rrezikonin.