Asfiksohet në cisternën e verës 43-vjeçari shqiptar në Itali, la pas gruan dhe djalin 11 vjeç

104
Sigal

Një shqiptar ka humbur jetën në një kantinë vere në Itali. Tragjedia ndodhi dje, pak pas orës 11:30, në Cessalto brenda kantinës Corvezzo. Sipas një rindërtimi të ngjarjes së rëndë, punëtori shqiptar, 43-vjeçar, banues në zonë, Dritan Mecaj, është mbytur teksa punonte brenda një rezervuari çeliku, në një autoklave, që zakonisht përdoret për të ruajtur verën, shkruajnë mediat italiane.

Dioksidi i karbonit ishte fatal për 43-vjeçarin. Mjekët dhe infermierët ndërhynë dhe u përpoqën për ta mbajtur në jetë punëtorin, por nuk arritën.

Dritan Mecaj jetonte prej shumë vitesh në Itali dhe punonte në Vreshtat e Corvezzo që nga viti 1992 (pronari Renzo ishte president i futbollit Treviso), ishte i martuar me një shqiptare dhe ishte baba i një djali 11-vjeçar.

“Jemi të tronditur, ngushëllime të mëdha për familjen e tij: ai ishte i punësuar prej vitesh, një punëtor i madh”, tha kryebashkiaku i Cessalto, Emanuele Crosato.