Digjet një shtëpi në Tepelenë, shkrumbohen dhe dy milion lekë

189

Një banesë është djegur në fshatin Turan Tepelenë, por që fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Mësohet se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit Sifi Muça, ku është djegur dhoma e gjumit dhe një shumë prej 200 mijë lekësh të reja.

Në momentin e rënies së zjarrit nuk ka patur njerëz në banesë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet për ngjarje aksidentale, megjithatë policia po vijon punën për zbulimin e shkaqeve.