Digjet makina në Berat, shpëton për mrekulli shoferi

300
Sigal

Një tjetër makinë është përfshirë nga flakët në orët e paradites së kësaj të hëne në lagjen “30 vjetori” të qytetit të Beratit.

Mësohet se makina tip “Benz” A Class me targa AA 920 FH ishte në lëvizje e sipër kur papritur u përfshi nga flakët.

Njoftohet se drejtuesi mjetit ka arritur të ndalojë makinën dhe të dalë prej andej pa pësuar lëndime.

Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Edhe mbrëmjen e djeshme një tjetër makinë u përfshi nga zjarri.

Flakët kanë filluar në pjesën e përparme të kofanos së makinës dhe në një kohë shumë të shkurtër kanë djegur të gjithë pjesën e përparme të mjetit.